Kolegji vulos sot vlefshmerine ose jo te avantazhit te Bashes
Pese gjyqtare te Kolegjit Zgjedhor me relator Astrit Kalane do te vendosin sot per menyren se si do te zgjidhet procesi elektoral i 8 majit ne Tirane. Sikunder eshte bere e ditur paraprakisht ne Gjykaten e Apelit sot do te vendoset mbi kerkese-padine e Partise Socialiste e cila kundershton vendimin nr. 1158 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve permes te cilit eshte miratuar tabela permbledhese e rezultateve per zonen zgjedhore Bashkia Tirane dhe eshte shpallur fitues kandidati demokrat Lulzim Basha me 93 vota me shume sesa rivali i tij socialist Edi Rama. Kundershtimin e ketij vendimi selia roze e ka te plotesuar me nje kerkese per pavlefshmeri per 284 qendra votimi te konsideruara me integritet te dyshimte ne rezultat pas konstatimeve te bera ne procesin e rinumerimit te 1793 kutive te votimit te kryer ne sallen e KQZ-se. Me tej akoma PS-ja parashtron ne cilesine e provave dhe te fakteve te pakundershtueshme mosrakordimin e shifrave mes numrit te votuesve dhe fleteve te votimit te gjetura ne kuti per te cilat ajo ngre pretendimin e mosshqyrtimit te mbi 500 fleteve te tilla por edhe te kutive te parregullta fizikisht mbi te cilat dyshohet se eshte tjetersuar vullneti i zgjedhesve. Behet fjale per 870 flete votimi me shume sesa votues qe kane shprehur vullnetin e tyre me 8 maj. Provat filmike te Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor zgjerojne gamen e te dhenave ku bazohet pretendimi i opozites i cili ne kete perballje te re me gjykaten ka edhe disa elemente shtese qe perforcojne linjen arsyetuese. Keshtu paraprakisht vendimin nr. 1158 PS-ja e ka ankimuar ne KQZ e cila e ka hedhur poshte ate per mungese kompetence teksa paraprakisht ne pjesen urdheruese ka lene evazive edhe rrugen e kundershtimit ndaj tij. Ajo qe bie ne sy eshte fakti se PS-ja ne kete rast ka synuar nje veprim taktik per ta rikonsideruar KQZ-ne proces rinumerimi si KZAZ te Tiranes me qellim legjitimimin e ankimimit ndaj vendimit ne KQZ per te pamundesuar mandej miratimin e tabeles. Per analogji kjo loje u zhvillua nga pala demokrate ne rastin e miratimit te vendimit nr. 709 qe eshte embrion i te gjithe procedures se deritanishme. Jashte kuadrit diskutues per argumentet me te cilat PS-ja vjen ne kete perballje te radhes me rendesi eshte edhe perberja e trupes se Kolegjit. Kjo pasi vete selia roze dhe kreu i saj Edi Rama ka mbajtur qendrime te ndryshme ndaj gjykates sidomos mes ekipit qe shpalli vendimin e 3 qershorit dhe ligjeroi te ashtuquajturin akt-normativ nr. 709 dhe trupes tjeter qe pranoi pjeserisht kerkesen e dyte. Konkretisht pervec relatorit Astrit Kalaja 4 anetaret e tjere Sashenka Jonuzi Dhurata Haveri Petraq Dhimitri dhe Marie Qiriazi kane qene pjese e trajtimit ligjor te kerkese-padive te deritanishme te PS-se. Partia Socialiste kerkon pavlefshmeri te procesit te kryer ne KQZ per 274 kuti votimi cka do te conte ne perseritjen e zgjedhjeve ne Tirane ne total ose veten ne qendrat e votimit ku theksohet se eshte cenuar integriteti.