E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boks, Klinton Uds: Muriqi i uritur

Klinton Uds mendon se Elvir Muriqi, kundërshtari i tij i ardhshëm, do të gabojë rëndë nëse e nënvlerëson.

Herën e fundit që hipi në ring (në muajin prill 2008), boksieri anglez u paraqit në formë shumë të dobët dhe humbi brezin e kampionit të peshës gjysmë të rëndë në versionin IBF përballë Antonio Tarver.

Tashmë Uds do të përballet me “Kosova Kid” në një duel eliminator për këtë titull botëror, por që do të përcaktojë edhe kampionin e Evropës në këtë kategori.

Sfida do të mbahet në ishullin e Xhersit, më 14 shkurt. Në të kaluarën edhe Muriqi ka humbur përballë Tarver, në rezultat që kosovari e kontestoi ashpër si në ring menjëherë pas vendimit të gjyqtarëve, ashtu edhe në media.

Uds tha: “Muriqi u ndesh me Tarver përpara meje dhe humbi pas një vendimi të diskutueshëm. Të gjithë menduan se ai fitoi, edhe unë e pashë duelin dhe isha i sigurt se ai do të shpallej fitues. Ai është një luftëtar i fortë, që nuk ka frikë të boksojë; gjithashtu është në formë të mirë dhe shumë i uritur për tituj.

Ndoshta prej paraqitjes më të mirë kundër Tarverit, tashmë Muriqi mendon se mund të më mposhtë. Nëse do të më nënvlerësojë do të bënte shumë gabim, pasi kam ende disa armë surprizë. Megjithëse, nuk mendoj se do të tregohet kaq mendjelehtë”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›