Franc Bekenbauer: Rensing, gafa amatorësh

“Gardiani” 24-vjeçar është kritikuar nga presidenti i bavarezëve, Franc Bekenbauer, i cili i cilëson gafat si “amatoreske”. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klinsman nuk arriti të fitonte në fushën e Shtutgartit, pasi vendasit barazuan shifrat në 2-2 pikërisht në sekondat e fundit të lojës.
Pas golit të Sami Khediras, që i kushtoi Bajernit 2 pikë në tabelën e klasifikimit, në një intervistë për “DSF”, Bekenbauer fajësoi portierin Rensing.
“Në momentin kur del nga porta, portieri duhet ta zotërojë topin”, deklaroi drejtuesi i klubit gjerman. “Mënyra sesi Rensing donte ta grushtonte topin ishte amatoreske.
Ai është një portier i madh kur qëndron mes shtyllave, por i duhet të mësojë të ketë më shumë siguri në dalje dhe ta largojë topin me grushte.
Mendoj se ka mangësi në këtë pikë. Për Bajernin është e rëndësishme që të ketë një portier, i cili jep siguri kur luan në nivelet më të larta ndërkombëtare”. Me gjithë kritikat, “Kaizeri” beson se Rensing do të mësojë nga gabimet e tij dhe pohoi se nuk është e nevojshme që Bajerni të futet në merkato për të blerë një portier të ri.
“Thjesht duhet të tregohemi të durueshëm me të, shtoi Bekenbauer. Edhe Iker Kasiljas, që tashmë është një prej portierëve më të mirë në botë dhe një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin e Madridit, në fillimet e tij gabonte. Madje, ai të krijonte përshtypjen se mund ta fuste topin në rrjetën e tij.
Por, ata u treguan të durueshëm dhe e lanë të luante i qetë. Tashmë ai konkurron për të qenë numri 1 në botë. Besoj se edhe Rensing do të bëhet i tillë”.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code