E Diel, 1 Nëntor 2026

Boksieri kampion dhe studenti i shkëlqyer i mjekësisë: Si u kthyen në radikalë islamikë dy vëllezërit (FOTO)

Më i madhi i dy vëllezërve çeçenë, që dyshohen se kanë vendosur bombat në Maratonën e Bostonit, u bë radikal islamik kur u zhvendosën në SHBA një dekadë më parë.

Tamerlan Tsarnaev, 26 vjeç, vëllai i 19- vjeçarit Dzhokhar, që është aktualisht në kërkim, u qëllua për vdekje gjatë një përplasje me policinë.

Në kanalin e tij në YouTube ai kishte hedhur video që i dedikoheshin terrorizmit.

Familja e tij u vendos në SHBA në vitin 2003 si refugjatë dhe Tamerlan u bë banor i përhershëm në vitin 2007.

Në vitin 2010 ai kishte deklaruar se kishte vetëm një shok amerikan dhe se nuk i kuptonte amerikanët.

Mes videove që ai kishte hedhur në YouTube ishte edhe një e titulluar Do ia dedikoj jetën time xhihadit.

Ai së bashku me të vëllanë kanë eksperiencë ushtarake, thonë mediat amerikane.

Tamerlan ishte boksier dhe kalonte një kohë të gjatë duke bërë stërvitje.

Madje ai ka përfaqësuar Nju England në një kompeticion. Ai ishte një kampion mes moshave.

Ai ka studiuar part- time në një kolegj në SHBA dhe theksonte në rrjetet sociale se donte të bëhej inxhinier.

Kurse vëllai i tij 19- vjeçar është një student i shkëlqyer mjekësie, që mendohet se është radikalizuar nga i vëllai.

Dzhokhar ishte si një fëmijë normal amerikan, thonë miqtë e tij.

Ai është diplomuar në shkollën e mesme ku ka studiuar edhe Ben Affleck dhe Matt Damon.

Familja dhe miqtë thonë se i pëlqenin festat dhe nuk shkaktonte probleme.

Babai i dy djemve ka ulëritur me të madhe kur ka mësuar për atë që kanë bërë djemtë e tij.

Nuk do e bënin kurrë këtë. Kurrë, kurrë, kurrë, tha Anzor Tsamaev, që jeton në zonën e Rusisë të quajtur Makhachkala.

Ndjehem shumë keq. Pse ma vranë djalin? Djemtë e mi nuk vrasin. Ata i urrejnë armët. Si mund të bëjnë bomba ata? tha ai.

Fola me djemtë dje dhe diskutuam edhe për shpërthimet. Më thanë se ishin mirë.
Ai tha se djemtë e tij janë si engjëj.

Familja Tsarnaev ka edhe dy vajza, Bella dhe Amina.

Ndërkohë që vazhdon gjuetia ndaj njërit prej të dyshuarve, ka spekulime se ai mund të ketë një bombë në trup.

Qyteti i Bostonit është kthyer në një qytet fantazmë.

Një milion njerëz janë mbyllur brenda, ndërsa policia po kërkon për 19- vjeçarin./ep

1

2

3

4

Boston Marathon Bombing Suspects

Boston, USA.

7

8

9

10

11

12

13

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›