Bokum nis gjyqime i madh i trukimitte ndeshjeve
BOKUM- Ne Bokum te Gjermanise ka nisur procesi gjyqesor per skandalin me te madh te trukimit te ndeshjeve ne historine e futbollit europian. Kater te pandehurit e pare dolen perpara gjykatesve te akuzuar per fiksim ose perpjekje per te fiksuar rreth 200 ndeshje ne te gjithe Evropen perfshire 3 ne Champions League.
Sipas Prokurorise se Bokumit e cila e nisi kete ceshtje te akuzuarit kane perfituar afro 10 milione euro nga veprimtaria e paligjshme ne dem te futbollit por kjo mendohet se eshte vetem maja e ajsbergut. Arrestimet e para per kete skandal bastesh nisen ne nentor te vitit te shkuar kur policia ndermorri nje aksion ne 4 shtete Gjermani Angli Austri dhe Zvicer.
Ne perfundim te tij u arrestuan 15 vete ne Gjermani dhe 2 ne Zvicer. Po ashtu u sekuestruan 1 milion euro kesh si edhe sende me vlere si pjese e nje hetimi qe perfshinte 9 kampionate te Evropes. Autoritetet e Bokumit bene te ditur se mbi 50 prona ne keto 4 shtete u sekuestruan ndersa u be e ditur se ishin 200 persona te dyshuar per trukimin e mbi 200 ndeshjeve. Me konkretisht vetem ne kategorite e ulta te Gjermanise 32 ndeshje dolen te manipuluara ndersa dyshime te medha ka edhe per kategorite e para ne Turqi Belgjike Bosnje Hungari Kroaci Zvicer Austri dhe Slloveni. Por kjo ishte vetem njera ane e hetimit. Pjesa tjeter prek sidomos ndeshjet e Kupave te Evropes dhe ku ne qender te vemendjes jane sidomos ekipet shqiptare. Klubet e Tiranes dhe te Vllaznise jane ende nen hetim per trukim te ndeshjeve te tyre ne Kupat e Evropes. Per bardheblute dyshohet si e trukuar humbja 4-0 ndaj norvegjezeve te Stabaek ne Champions League ndersa per Vllaznine dyshohen te dyja humbjet 5-0 dhe 3-0 ndaj Rapidit te Vjenes ne Kupen UEFA.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb