E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi Nuk ve bast per asnje rezultat me Bosnjen

TIRANE-Hamdi Salihi beson ne nje rezultat pozitiv perballe Bosnje-Hercegovines diten e neserme ndonese perballe ndodhet nje skuader qe ka nje prej sulmeve me te mira ne Evrope per momentin.
Duke folur dje ne nje konference per shtyp sulmuesi shkodran ka deklaruar se ne Tirane kane ardhur ekipe me te forte sesa ai qe drejtohet nga Safet Sushic. Si gjithcka ne jete edhe ne futboll pika me e veshtire eshte vazhdimesia tha Salihi. I pyetur nese do te vinte bast per nje rezultat ne ndeshjen e se premtes sulmuesi shkodran u pergjigj me shaka Une nuk ve bast per asnje ndeshje jo me per kete me Bosnjen qe eshte shume e veshtire. Te gjitha gjerat ne ekipin tone jane duke shkuar shume mire pervec atyre te fillimit qe lidhen me demtimin e Currit dhe me semundjen e trajnerit. Ne shpresojme qe te premten te kemi edhe fatin me vete deklaroi ai. Bosnje-Hercegovina eshte nje skuader e frikshme ne sulm por ne mbrojtje ajo ka probleme te medha gje qe u pa edhe ne takimin kunder Frances te cilen e humbi 0-2. Personalisht une njoh me shume pjesen e sulmit dhe mund te them se nuk jane nje ekip i pakalueshem - deklaroi shkodrani. - Nisur nga kjo por edhe nga fakti se ne mbrojtje kane goxha probleme une nuk besoj te nje rezultat pozitiv. Nese do te mendoja se jane te pakalueshem atehere do te isha i kenaqur edhe me nje humbje minimale. Boshnjaket kane deklaruar se ne takimin e se premtes do te luajne vetem per fitore dhe se cdo rezultat tjeter i nxjerr ata jashte luftes per kualifikim. Edhe neve na duhet fitorja - thote Salihi. - Ne jemi perqendruar ne veten tone dhe nuk kemi menduar ndonjehere se cila eshte gjendja psikologjike e boshnjakeve shton ai. Ne lidhje me nivelin e larte qe ka futbolli i ketin vendi shkodrani shprehet Ata edhe me perpara kur ne i kemi mundur ne Tirane kane pasur lojtare te nje niveli shume te larte qe luanin ne Evrope deri me Realin e Madridit.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›