Bollëk golash në javën e katërt

Java e katërt e Kategorisë së Parë, që ka luajtur pjesën më të madhe të ndeshjeve të saj, ka regjistruar një bollëk golash. Në pesë ndeshje asnjë barazim pa gola, por vetëm fitore. E kjo jo vetëm të skuadrave pritëse, por dhe atyre udhëtuese. Spikat fitorja e Skënderbeut në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut ndaj Luzi 2008, 2-1. Një sukses me përmbysje i korçarëve, të cilët i janë përgjigjur golit të skuadrëse vendëse, shënuar nga Ferraj në të 39’, në pjesën e dytë me Sumaila në të 56’ dhe Pusi në të 65’. Kjo ishte fitorja e parë e Skënderbeut në katër javë kampionati, që e ngjit skuadrën bardhekuqe në kuotën e katër pikëve.
Ndërkohë me përmbysje ka fituar Tërbuni, 3-2 në Lezhë. Besëlidhja e nis mirë, ndërsa në harkun kohor të 14 minutave shënon dy here me Da Silvan dhe Freiren. Hysa, Tafili dhe Xhabrahimi e në fund 3-2 për pukjanët.
Derbi myzeqar shkon për Apoloninë, që ka mundur 3-0 Lushnjën, kurse Korabi nuk e ka patur problem për të mundur Turbinë, 2-1, që vazhdon të jetë në fundin e renditjes. Java e katërt mbyllet të dielën me Tomori – Dinamo dhe Burreli – Oriku.
E SHTUNË 1 TETOR 2022
Flamurtari – Besa 2-0
Luzi 2008 – Skënderbeu 1-2
Apolonia – Lushnja 3-0
Korabi – Turbina 2-1
Besëlidhja – Tërbuni 2-3
E DIEL 2 TETOR 2022
Tomori – Dinamo 12:30
Burreli – Oriku 15:00