E Diel, 1 Nëntor 2026

Bolt do te luaje me M Utd

Usain Bolt, atleti i famshëm xhamajkan i cili konsiderohet si njeriu më i shpejtë në planet, do të realizojë ëndrrën e tij për të luajtur futboll me Manchester United.

Më 9 gusht të këtij viti, sprintieri që mban rekordet botërore të garave të 100 dhe 200 metrave, do të veshë fanelën e “Djajve të Kuq” në një ndeshje miqësore ndaj spanjollëve të Sevilla. Takimi do të zhvillohet për nder të Rio Ferdinand, mbrojtësit të Manchesterit i cili luan sezonin e tij të 12 në “Old Trafford”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›