E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt e Isambajeva, sportistet e vitit

Kampionët dhe rekordmenët olimpikë, Usain Bolt nga Xhamajka dhe Jelena Isimbajeva nga Rusia, kanë marrë cmimin sportistët e vitit 2008-të në mbremjen gala të zhvilluar në Montecarlo.

22-vjecari Bolt mori tre medalje të arta në Lojerat Olimpike të Pekinit në garat e 100, 200 metra dhe 4x100 metrave stafetë.

Koha e tij në garën e 100 metrave ishte 9.69 sekonda, në 200 metra 19.30 sekonda, të dyja rekord bote dhe në stafetë 37.10 sekonda.

Isimbajeva ka thyer tre herë rekordin e botës në kërcim së larti me shkop.5.03 metra në Romë, 5.04 metra në Montekarlo në qershor të këtij viti dhe 5.05 në Olimpiadën e Pekinit, ku arriti të mbrojë dhe titullin kampion.

Për meshkuj Usain Bolt ishte pretendenti kryesor për të marrë këtë titull pasi rivalët e tij ishin shumë larg, ndërkohë Isimbajeva në garën e saj për titullin sportistja e vitit kishte si rivale shumë të fortë atleten etiopiane Tirunesha Dibaba e cila arriti të marrë në Olimpiadën e Pekinit, dy medalje të arta në garën e 5000 dhe 10.00 metrave.

Por ajo sëbashku me kampionen hedhjes së shtizës Barbora Spotakova, morën cmimin e performancës. Bolt dhe Isimbajeva për cmimet që morën u shpërblyen me nga 100.000 dollarë.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›