E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenham iu rikthehet fitoreve

Tottenhami iu është rikthyer fitoreve nën drejtimin e trajnerit të ri, Harry Redknap, duke mposhtur Blackburnin në kuadër të javës së 14-të të Premierligës. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi rus Roman Pavlychenko që në minutën e nëntë të ndeshjes dhe që në fund rezultoi të ishte vendimtar për tri pikët e reja të Tottenhamit. Klubi i drejtuar nga Redknapp pas disa fitoreve të rëndësishme, u mposht herën e fundit në udhëtim nga Fulhami, por dominoi në ndeshjen e sotme, duke i ikur kështu zonës së rreptësisë, ku u gjend që nga fillimi i sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›