E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bomba e El Mundo Deportivo Ramos drejt Barcelonës

“Mundo Deportivo” flet në numrin e saj të sotëm për një lëvizje të bujshme të merkatos së ardhshme në La Liga. Barcelona kërkon një mbrojtës qëndre për ta vendosur në fushë përkrah Gerard Pique dhe emri i preferuar rezulton se është as më shumë e as më pak por ai i futbollistit të Real Madrid, Sergio Ramos.
Asnjë kontakt mes klubeve deri tani, por katalanasit po ndjekin me shumë kujdes spanjollin, i cili edhe më parë ka dhënë sinjale për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabeu”.

Mbrojtësi Spanjollë nuk ka marrdhënie të mira me teknikun Portugez Mourinho dhe ne rastë se ky i fundit do të qendrojë në Madrid atëherë largimi i tij drejt barcelones është mëse i mundur. Përveç Ramos në radhet e katalanasve mund të kalojë një tjetër madrilène. Bëhet fjalë për njëriun simbolë të kryeqytetasve, për kapitenin e skuadres Iker Kasijas. Edhe ky i fundit ashtu si Ramos nuk ka raporte të mira me Mourinhon pasi portugezi duket se do të vazhdojë ta lërë në pankinë edhe pse gardiani i madrilenve është rekuperuar plotëisht.

Perveç këtyre levizjev të mundshme në sezonin e ardhshëm në Kamp Nou mund të përfundojnë edhe emra të tjerë si Vinsent Kompani, David Luiz apo edhe Inigo Martinez të gjithë të destinuar për të përforcuar prapavijen katalanase që tani ndodhet shumë në vështirsi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›