E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bomba" e fundit, Elis Bakaj transferohet tek Skënderbeu

Ditën e djeshme është arritur akordi midis dy klubeve dhe pritet vetëm firma e futbollistit.

Bakaj do të transferohet në Korçë në formë huazimi dhe Skënderbeu do të paguaj vetëm rrogën prej 6 mijë eurosh në muaj që merrte tek Dinamo.

Ditën e hënë bomberi i sulmit të Dinamos do t’i bashkohet ekipit të Skënderbeut ku do t’i bashkohet edhe një herë trajnerit, Shkëlqim Muça, që u shpall kampion sezonin e shkuar me ekipin blu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›