E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, mbytet në pishinë 15-vjeçari nga Kosova

Sipas burimeve të policisë, viktima është identifikuar si Andi Taçi, 15 vjeç, nga qyteti i Gjakovës në Kosovë. Ai kishte mbërritur dje së bashku me familjen për të kaluar pushimet verore në Sarandë.

Adoleshenti ka humbur ndjenjat menjëherë pasi ka hyrë në pishinë. Menjëherë kanë ndërhyrë personat që ndodheshin pranë, por nuk kanë arritur të nxjerrin të gjallë 15-vjeçarin. Policia bëri të ditur se viktima nuk dinte not, megjithëse shkaku i vërtetë i vdekjes është ende duke u hetuar.

Ngjarja e djeshme vjen vetëm pak ditë pas atyre në Ksamil dhe Kavajë. Tre ditë më parë një 14-vjeçare humbi jetën si pasojë e një infarkti në Ksamil, ndërkohë që të njëjtin fat pati një tjetër adoleshent në pishinën e një kompleksi në qytetin e Kavajës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›