E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bombardimet ruse në Ukrainë, pesë viktima dhe disa të plagosur

Një sulm me raketa balistike ruse ka goditur këtë të mërkurë rajonin e Odesës në Ukrainën jugore.

Si pasojë e sulmit, mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën nëntë të tjerë.

Sipas mediave të huaja, në një njoftim në platformën “X”, zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Kuleba tha se anija e kontejnerëve me flamur panamez Shui Spirit u dëmtua në sulm.

Sulmi në portin e Hornomorsk ishte i treti në rajon në katër ditët e fundit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›