Bombardohet lumi Bistrica

Peshkimi i paligjshëm me lëndë shpërthyese po shkatërron përfundimisht lumin e Bistricës në jug të vendit.
Lumi po sulmohet me bomba luftarake dhe sasi të konsiderueshme dinamiti duke zhdukur tashmë të gjitha speciet në masën 80%. Shpërthimet thonë banorët në komunën Mesopotam e vendosur shumë pranë lumit vazhdojnë prej vitesh dhe nuk kanë pyetur për fazën e shumimit të peshkut. Ndonjëherë tronditjet janë aq të fuqishme saqë kanë krijuar panik mes kalimtarëve dhe turistëve që vizitojnë këtë zonë e vendosur krah rrugës nacionale Gjirokastrër-Sarandë.
Peshkatarët amatorë dhe profesionistë janë ata që e ndjejnë më shumë masakrën në lumë.
Bistrica lumi me kthjelltësinë më të lartë në Shqipëri strehonte dikur më shumë se 50 llojë peshqish mes tyre Pestrovën e lumit që tani pothuajse është zhdukur. Gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur të paktën 10 aksidente gjatë peshkimit me dinamit, ku përdoruesit kanë humbur gjymtyrë apo kanë pësuar dëmtime të tjera.