Sezoni turistik Berisha Rekord pushuesish

Turizmi ka qenë çështja kryesore e trajtuar prej kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e kabinetit qeveritar.
Sipas shefit të qeverisë, ky sezon turistik ka njohur një rekord numri turistësh, si në bregdet ashtu edhe në mal, ndërsa vlerësoi si produktivitet të tij 190 mijë vende pune për qytetarët shqiptarë.
“Shqipëria ka patur turistë të huaj rreth 277 mijë më shumë gjatë 7 muajve të parë të vitit se sa një vit më parë. Pushuesit shqiptarë dhe të huaj bënë që të fuqizohet më tej si degë kryesore në ekonominë shqiptare dega e turizmit. Ata bënë që vetëm nga kjo degë të krijohen në vend 190 mijë vende pune. Një shifer rekord. Të gjithë ata të cilët udhëtojnë nga Velipoja në Ksamil konstatojnë morinë e jashtëzakonshme të vendeve të punës që funksionojnë në këtë sektor”, tha Berisha.
Ndërkohë në fjalën e tij Berisha akuzoi Ramën dhe 'kasnecët' e tij se po hedhin baltë mbi qytetet turistike, në një kohë kur numri i pushtuesve ka shënuar rritje.
Berisha ftoi në fillim të mbledhjes anëtarët e kabinetit të mbanin një minutë heshtje ne ndërtim të Arbën Xhaferrit, i cili u nda nga jeta pasditen e së mërkurës. Berisha vlerësoi kontributin e Xhaferrit në jetën politike dhe çështjen shqiptare në terësi.