Bombë në aeroport, dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi bombe në aerportin e Zamboanga, në jug të Filipineve.
Autori i ngjarjes, që sipas dëshmitarëve dhe kamerave të sigurisë mbante bombën në çantë, ka mbetur i vdekur në vend.
Gjatë shpërthimit ka mbetur i plagosur lehtë guvernatori i arkipelagut të Sulu, Sakur Tan, që sapo kishte zbritur nga një avion që vinte nga Manila.