E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, përmbytje në Kashmir, 50 të vdekur

Janë 50 viktimat e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e fortë që kanë rënë gjatë natës në Kashmirin indian.

Lajmin e kanë bërë të ditur televizionet indiane, duke shtuar se janë dhjetra të zhdukur ndërsa të dyja autostradat që lidhin qytetin historik të Lwhut me botën e jashtme (Manali-Leh e Srinagar-Leh) janë ndërprerë.

Edhe pista e aeroportit civil është dëmtuar dhe të gjitha fluturimet janë ndërprerë për një kohë të pacaktuar. Në vend janë bllokuar edhe shumë shtetas të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›