Bombë tymi në Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë u rrethua nga policia, pasi dikush hodhi nga gardhi një mjet, që nxirrte tym. Sipas deklaratave të shërbimeve sekrete të policisë, bëhej fjalë për një “bombë – tymi”, shkruan agjencia Reuters.
Kjo “bombë tymi” ishte “dhuratë” e një tubimi të madh njerëzish të indinjuar, që ishin mbledhur jashtë ndërtesës. Policia deklaroi se ka marrë masat e duhura.
Ndërkohë, nuk janë dhënë shumë informacione lidhur me këtë temë, por dihet se njerëzit u shpërndanë dhe nuk janë bërë arrestime.
Presidenti Obama gjatë asaj kohe nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, pasi që me bashkëshorten Michelle e ka festuar ditëlindjen e saj të 48-të, në njërin prej restoranteve më të afërt, transmetuan mediat amerikane.