E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktor Orban, njeriu që po çmend BE-në

Ai është një përzierje mes Vladimir Putinit dhe Hugo Chavezit. Kështu e përshkruan revista gjermane, ‘Der Spiegel’, kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë është në qendër të furtunës.

Vetëm një vit e gjysmë në pushtet mjaftuan që ai të acaronte bllokun me 27 vende anëtare.

Në një rast të paprecedent, Bashkimi Evropian ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë për të parandaluar hakmarrjen e Orbanit ndaj çdo pushteti në vend.

Komisioni Evropian i kërkon atij të ndalë veprimet ndaj Bankës Qendrore në Hungari, medies dhe ndaj gjykatësve. Orban kërkon që ta emërojë vetë zëvendësguvernatorin dhe kjo shihet si shkelje e rëndë e pavarësisë së Bankës Qendrore.

Po ashtu ai kërkon të nxjerrë në pension të parakohshëm qindra gjyqtarë, për t’i zëvendësuar me njerëzit e partisë së tij. Hungaria, një vend në prag të falimentimit, mund të përballet fillimisht me gjoba, e më pas mund t’i ndalohet ndihma ekonomike për të shpëtuar nga kriza.

“Orban dhe Hungaria janë shembull i asaj që po luhet në Evropën Juglindore,” shkruan Der Spiegel, duke theksuar se nacionalizmi po pushton çdo vend të Evropës Lindore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›