E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bon Gjermania feston ribashkimin

MERKEL
Ne Bon eshte perkujtuar me nje mbledhje solemne te parlamentit ribashkimi i Gjermanise para 21 vjetesh. Ne aktivitetin ne ish-sallen plenare te Bundestagut Gjerman moren pjese shume perfaqesues te shtetit dhe te shoqerise midis tyre edhe presidenti Christian Wulff dhe kancelarja Angela Merkel.

Fjalen e rastit e mbajti presidenti i Gjykates Kushtetuese Federale i cili falenderoi qytetaret per solidaritetin dhe perpjekjet e bera per unitetin e Gjermanise. Megjithese patriotizmi nuk i ka munguar asnjehere gjermaneve sipas nje analize te Deutsche Welle nga ana ekonomike Gjermania e ribashkuar ofron sot nje tabllo te perzier. Ne 20 vitet e kaluara jane bere ndryshime te medha. Pothuajse cdo qytet gjermano-lindor eshte rinovuar rrenjesisht por megjithate ndryshimet me pjesen tjeter me te zhvilluar vijojne te ndihen. Rreth 16 milione vete kane kaluar nga Lindja ne Perendim te Gjermanise qe prej vitit 1990 shumica ne kerkim te shanseve me te mira per pune dhe shenjat jane se kjo tendence do te vazhdoje. Ne kete kuader Gjermania Lindore dhe ajo Perendimore vazhdojne te ofrojne dy tabllo te ndryshme ekonomike. Dhe sipas analizes se Deutsche Welle pakenaqesia per kete realitet te ndryshem ekonomik eshte shfaqur edhe politikisht me krijimin e disa fraksioneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›