E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin propozon Unionin Euroaziatik

Vladimir Putin
Kryeministri i Rusise Vladimir Putin kerkoi bashkimin e shteteve post-sovjetike ne nje Union Euroaziatik. Ne nje artikull te botuar te marten ne te perditshmen Izvestia Putin flet per nje projekt rreth integrimit te shteteve post-sovjetike ne nje mekanizem me te ngushte.

Propozimi i tij vjen pese muaj para zgjedhjeve presidenciale ne Rusi te cilat mund ta kthejne ate ne Kremlin per gjashte vitet e ardhshme. Putin tha se unioni ne fjale do te themelohej mbi unionin tashme ekzistues te doganave me Bjellorusine dhe Kazakistanin te cilat ne vitin e ardhshem do ti heqin te gjitha barrierat per tregti levizjet e kapitalit dhe fuqise punetore ndermjet ketyre tri shteteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›