Bone: Gjermania nuk kërkon pranim formal të Kosovës

Gjermania kërkon nga Serbia garanci me shkrim që ajo dhe Kosova nuk do ta bllokojnë njëra-tjetrën gjatë hyrjes në organizata ndërkombëtare dhe që do të ketë marrëdhënie normale, ka thënë drejtori i Fondacionit "Konrad Adenauer" në Serbia, Henri Bone.
“Nuk është në pyetje ndonjë marrëveshje e specifikuar. Ky është vetëm një shembull se si dy vende, drejtë dhe në mënyrë të shkruar, marrin përgjegjësi. Ideja është që të evitohen situata si ajo midis Kroacisë dhe Sllovenisë apo Maqedonisë dhe Greqisë. BE dhe Gjermania dëshirojnë të parandalojnë probleme të tilla në Union”, ka thënë Bone.
Në pyetjen se në emër të kujt ka folur Shokenhof, Bone ka thënë se ai ka folur në emër të partisë më të madhe parlamentare në Bundestag dhe në emër të partisë së Angela Merkelit.
“Kjo kërkesë është tregues i rëndësishëm i qëndrimit të Gjermanisë”, ka thënë ai.