E Diel, 1 Nëntor 2026

Vulin thirrje Prishtinës: Mos rrit pa shkak tensionet

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë “të mos rrisin tensionet” pa asrye.

“Vizita ime në Kosovë do të jetë gjithmonë në funksion të qetësimit të tensioneve dhe lehtësimit të kushteve për jetë”, ka thënë Vulin.

Zyrtari serb ka qëndruar të premten në Zveçan pa paralajmërim dhe pa lejen e autoriteteve kosovare. Ai ka shprehur mbështetje për strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, duke thënë se ato do të vazhdojnë të mbesin atje.

Rrjedhimisht, Policia e Kosovës (PK) ka pezulluar nga detyra ushtruesin e detyrës së komandantit të stacionit policor në Zveçan, për mosrespektim të Ligjit të Policisë dhe Parimeve dhe Procedurave të PK-së.

Ditë më parë, autoritetet e rendit kanë dëbuar jashtë Kosovës Vulin, gjatë një vizite që po zhvillonte në Kosovë, për shkak se ka devijuar nga axhenda për të mos mbajtur fjalime politike, për të cilën gjë është pajtuar kur ka marrë lejen për të vizituar Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›