E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e privatizimit shiten me 14.5%

Sipas te dhenave zyrtare ne total jane emetuar 74.9 miliarde leke bono privatizimi, prej te cilave i jane shperndare publikut 51.2 miliarde leke. Nga keto jane perdorur deri tani ne proces privatizimi 10 miliarde leke nderkohe qe mbeten te shperndara dhe te paperdorura 41 miliarde leke te tjera. Bonot e privatizimit mund te perdoren per qellimin me te cilin jane emetuar deri me 31 dhjetor te vitit 2010. Keshtu hyrja ne fuqi e ligjit per perdorimin e bonove te privatizimit ne procesin e legalizimit, pritet te rrite vleren e tyre ne tregun e lire. Ky vendim duket se favorizon ata individe, te cilet kane perfituar me shume nga zenia e prones se ish-pronareve legjitim, pasi ul ndjeshem faturen e pageses pasi aktualisht nje bono privatizimi 100 mije lekeshe blihet aktualisht ne treg me vetem 14.5 per qind te vleres se saj. Para zgjedhjeve, kur u propozua ky ndryshim ligjor nga 3 deri 4 per qind qe shiteshin ne treg keto letra, perqindja u rrit ne 10 per qind, tashme ka shkuar ne 14.5 per qind dhe me hyrjen ne fuqi te ligjit do te rritet edhe me teper.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›