E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimi, nis procedura me bono

Blerina Hoxha

Qe nga dita e djeshme te gjithe te interesuarit per te legalizuar banesen e tyre me letra me vlere, duhet te nisin procedurat. Per shkak se pikerisht dje hyri ne fuqi ligji i miratuar nga Parlamenti per kete qellim. Sipas, drejtorit te ALUIZI-t per Tiranen, Agim Berisha, qe nga sot te gjithe qytetaret e interesuar duhet te paraqiten ne zyrat rajonale te legalizimeve per te bere kerkese. Ata duhet te deklarojne se, jane te gatshem te paguajne ne letra me vlere dhe shumen deri ne te cilen mund te paguajne. Sipas Berishes, kerkesa duhet te behet brenda tre muajve nga data e hyrjes ne fuqi e ligjit. Keshtu te gjithe ata qe kane nje ndertim pa leje dhe kane kryer pagesen per legalizimin e tij, kane tre muaj kohe per te konvertuar shumen e dhene, me letra me vlere. Drejtori Berisha, ka sqaruar se ata persona qe kane kryer pagesen per ndertimet e paligjshme, mund te bejne kerkese per te paguar me bonot e privatizimit dhe te rimarrin parate e tyre. Ligji percakton se, legalizimi e ndertimit te kryhet deri ne masen 80% me bonot e privatizimit kur objekti, eshte per efekt banimi. Ndersa ne masen 50% kur ndertimi qe legalizohet perdoret per efekt biznesi, social apo ekonomik. Sipas Berishes eshte percaktuar nje afat kohor prej tre muajsh, per ata persona qe ndertimet e paligjshme i ka paguar me para. Brenda ketij afati, keta persona mund te bejne nje kerkese ne zyrat e ALUIZNI-t dhe te mund te paguajne me bonot e privatizimit, duke rimarre keshtu parate e dhena per legalizimin. Nje proces i tille, u be i mundur menjehere pas miratimit ne Kuvend te ndryshimeve ne ligjin per legalizimin e zonave informale. Futja ne treg e letrave me vlere per ndertimet pa leje, do te ndihmoje te coje perpara kete proces, sidomos ne nje periudhe kur bankat ka shtrenguar dhe rritur interesat e kredive. Sipas eksperteve te ALUIZNIT, aktualisht per 70% te ndertimeve informale kane mbaruar procedurat per kualifikimin dhe pajisjen me leje legalizimi. Nderkohe pritet qe te behet pagesa e ketyre detyrimeve qe kane te bejne me kalimin e pronesise se parceles ndertimore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›