Bonot nisin te ndihen efektet e para te rritjes se normes baze se Lekut

Rritja e normës bazë së lekut me 0.25 për qind po jep efektin e pritshëm në rritjen e Interesave të Bonove të Thesarit.
Në ankandin e zhvilluar këtë javë, norma mesatare e interesit për Bonot me afat maturimi 12 mujor arriti në 7.41%, nga 7.35% që ishte në ankandin paraardhës.
Në ankand, u emetuan Bono në vlerën e 7.5 miliard lekëve dhe oferta për financim ishte mjaft e lartë, konsideruar faktin se u paraqitën 31 oferta me vlerë totale 9.1 miliard lekë.
Interesat vazhdojnë të rriten, çka tregon se rritja e normës bazë të interesit e ka përcjellë menjëherë efektin e saj në tregun e Bonove.
Megjithatë, specialistët janë shprehur se kjo rritje nuk do të ketë ndikim të pritshëm në normat e kredive në lekë.
Ndërkohë, niveli i kredive të pakthyera është rritur për muajin mars, duke shkuar deri në 14.6 për qind.
Ky është një nivel shqetësues për sa i përket sistemit bankar, i cili nuk po arrin dot të ndalë hovin rritës të kredive që nuk kthehen nga klientët e tyre.
Nga të dhënat e Shoqatës së Bankave në vend, rezulton se në shkurt 2011 ky tregues ka arritur në e 14.6 për qind.
Banka e Shqipërisë ka kërkuar që bankat e nivelit të dytë të zbatojnë saktësisht kontratat me klientët e tyre dhe në bashkëpunim me Zyrën e Përmbarimit të bëjnë ekzekutimin e kolateraleve.
Kjo do të thotë që bankat të sekuestrojnë pronat që klientë problematikë kanë lënë si garanci, në momentin që është nënshkruar marrëveshje mes palëve.