Propozim i ri DHTI Fondet ne sherbim te biznesit

Shumat që do të mblidhen nga amnistia fiskale duhet të përdorën sërish për biznesin dhe investimet në të ardhmen. Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe grupimeve të tjera të biznesit, propozojnë që në formë grantesh dhe kredi të buta të ndihmohen sektorët që mund të gjenden në vështirësi.
“Ne kërkojmë që të krijohet një grant nga fondi i mbledhur nga amnistia fiskale. Pra të krijohet një grant që të jetë jo më pak se 30% e kësaj shume në mënyrë që të shërbejë për të subvencionuar dhe stimuluar të gjitha bizneset që janë në rrezik apo kanë nisma të reja që do përdoren në formën e kredive të reja afatgjate dhe me tarifa interesi jo më shumë se 2%” tha Nikolin Jaka, kreu i DHTI-së në Tiranë.
Një propozim tjetër për qeverinë vjen dhe nga ndërtuesit, të cilët duke njohur mirë realitetin në vend thonë se është e nevojshme që të lehtësohen qytetarët.
“Kemi rënë dakort në parim që të futemi në një ligj të dytë mbas këtij ligji ose në disa varg vendimesh qeverie për të zgjidhur problemin themelor të ndërtimit në Shqipëri. Grupi i parë është pranë komunave dhe bashkive për marrjen e lejeve të shfrytëzimit. Grupi i dytë është pranë drejtorive të përgjithshme ose lokale të legalizimit dhe grupi i tretë pranë zyrave lokale ose të përgjithshme të rregjistrimit” tha Avenir Kika, kreu i SHNSH në Tiranë.
Pritet që brenda pak ditësh Parlamenti të miratojë ndryshimet ligjore që do të sjellin flajen e detyrimeve tatimore e doganore.
Florian Papadhimitri