E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bonus qiraje për familjet në nevojë, në bashkinë Memaliaj po trajtohen 16 familje

Bashkia Memaliaj vijon mbështetjen për familjet në nevojë përmes programeve të strehimit. Specialistja e ndihmës ekonomike në këtë bashki, Laura Hoxha, bën me dije se aktualisht po ndihmohen me bonus qiraje 16 familje.

Bonusi jepet në bazë të numrit të anëtarëve të familjes, duke filluar nga 8 mijë lekë deri në 12 mijë lekë.

Laura Hoxha, Specialiste e Ndihmës Ekonomike në Bashkinë e Memaliaj u shpreh se, “për të ndihmuar familjet në nevojë të cilat kanë nevojë për pagesën e qerasë apo restaurimin e banesave janë orientuar për të  bërë dokumentacionin e nevojshëm. Kemi ndihmuar rreth 16 familje për 2025 të cilat do të trajtohen me bonusin e qeras. Bonusi i qeras jepet në bazë të numrit të anëtarëve të familjes duke filluar nga 8 mijë deri në 12 mijë lekë të rinj.”

Ajo shton se edhe për këtë vit është kryer aplikimi për përfitimin e fondeve për programin e restaurimit të banesave, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për shtresat në nevojë.

“Gjithashtu kemi aplikuar dhe për programin e restaurimin e banesave për komunitetet në bashkinë tonë por ende jemi në pritje të një përgjigje.”

Programet e strehimit mbeten një nga prioritetet e Bashkisë Memaliaj, me synim lehtësimin e barrës për familjet më të prekura nga vështirësitë ekonomike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›