E Diel, 1 Nëntor 2026

Bonusi i fundvitit, ja sa do të përfitojnë pensionistët

Teksa festat e fundvitit po afrojnë, qeveria duket se nuk i ka harruar pensionistët.

Ministri i Financave, Petrit Malaj është shprehur se edhe këtë fundvit është parashikuar që bonusi për ta të shpërndahet sipas fashave të një viti më parë.

“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.”, tha Petrit Malaj në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe Administratës Publike.

Ky buxhet eshte 5.9 miliardë lekë. Bonusi i fundvitit do të shpërndahen për rreth 756 mijë pensionistë në muajin Dhjetor.

Ministri, i pyetur nga deputetët për rritjen e pensioneve përtej shpërblimeve, tha se ende po punohet.

“Deri në fund të mandatit pensioni minimal do të jetë 200 euro, dhe ai mesatar 400 euro. Jemi duke punuar me ministrinë  e Ekonomisë për rritjen e pensioneve, dhe besoj se përgjigjet do ti merrni në buxhetin e vitit 2026”, tha Malaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›