E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Egjipt: Jeni një urë e rëndësishme lidhjeje mes dy vendeve

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve bashkëkohore mes Shqipërisë dhe Egjiptit përmes bashkëpunimit në fushat e tregtisë, arsimit, shkencës, teknologjisë, kulturës dhe turizmit.

Presidenti Bajram Begaj, u takua sot me përfaqësues të Diasporës shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Egjipt.

Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë për t’u takuar me shqiptarë nga të gjitha trevat e shqiptarisë, duke theksuar se: “Kudo ku shkojmë dhe kudo që ndërtojmë jetën tonë, ne dimë të bashkohemi për të ndihmuar njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, për të promovuar gjuhën, kulturën dhe traditat tona të mrekullueshme”.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin historik të Diasporës shqiptare në Egjipt, e cila që nga shekulli XIX ka qenë një urë e rëndësishme lidhjeje mes dy vendeve. Ai përmendi kontributet e figurave të shquara, si: Muhamed Ali Pasha dhe Thimi Mitko, që me vizionin dhe përkushtimin e tyre ndihmuan në zhvillimin e Egjiptit modern dhe në ndërtimin e identitetit kombëtar në periudhën e Rilindjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›