E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora bllokon rrugen, banoret nuk zbresin ne qytet

Puke- Nje grup banoresh te komunes Iballe kane qendruar te bllokuar nga debora per disa ore diten e djeshme. Ngjarja ka ndodhur ne oret e mengjesit, kur dhjetera persona me furgone e makina te linjes Iballe-Puke, po zbrisnin per ne qytet. Por trashesia e debores i ka penguar dhe situata eshte normalizuar vetem pas nderhyrjes se autoriteteve vendore dhe punonjesve te Ndermarrjes se Rrugeve. Banoret kerkuan ndihmen e policise vendore dhe nenprefektures, ndersa mesohet se oret e pasdites rruga eshte hapur dhe banoret kane levizur te lire. Prej disa javesh komuna e Iballes eshte me e demtuara nga reshjet ne rrethin e Pukes. Moti i keq ka perfshire prej fillimit te ketij viti Veriun dhe Juglindjen e vendit, duke izoluar komuna dhe bllokuar rruget rurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›