E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/ Ecte indietro me makine, shtyp te moshuaren

Shtyp te moshuaren duke ecur me makine indietro, ndalohet per pakujdesi ne drejtim shoferi. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se dieles ne aksin rrugor Bajze-Hani i Hotit, ne lagjen "Peraj" te Malesise se Madhe. Eduart Deda 42 vjec, banues ne fshatin Balaj, teksa drejtonte mjetin tip "Benz", me targe MA1712B, nga pakujdesia me pjesen e prapme, duke levizur indietro, ka goditur Drande G., 79 vjece, banuese ne "Peraj" te komunes Kastrat. E moshuara ka rene me koke ne asfalt dhe aktualisht ndodhet ne repartin e reanimacionit te urgjences se spitalit Shkoder. Ndaj shoferit eshte ngritur akuza e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›