Bora dhe shiu “pushtojnë” juglindjen e vendit

Përgjatë natës ka pasur reshje të dëborës me intensitet mesatar në juglindje të vendit, ku në zonën e Dardhës ku trashësia e saj i ka kaluar 5cm.
Reshjet e dëborës kanë prekur edhe Qafën e Qarrit në drejtim të Ersekës ndërsa ka rënë me intensitet të ulët në Voskopojë.
Si pasojë e reshjeve Vithkuqi ka pasur probleme me energjinë elektrike. Përvecc borës, zona e juglindjes është shoqëruar me reshje shiu kryesisht në segmentet rrugore Korçë- Ersekë.
Sa i përket segmentit të rrugës së Voskopojës ka pasur reshje shiu përgjatë natës ndërsa rreth orës 7:20 filloi reshje bore e lagur në lartësitë 1200 m.
Temperaturat minimale kane qenë 0-2 grade celsius. Qarkullimi i mjeteve bëhet normal ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.
Ndërkaq, në terren po punohet prej orëve të para të mëngjesit për pastrimin e aksit rrugor ndërsa aktualisht këshillohet që qarkullimi të bëhet me goma dimërore dhe shpejtësi të reduktuar.
Gjithashtu bëhet e ditur se krahas mjeteve borëpastruese janë edhe patrullat e policisë rrugore që bëjnë këshillimin e drejtuesve të mjeteve.
/rtsh.al/