E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, dhjetëra aksidente në mëngjes

(E plotësuar) Toger Xhevat Ibra, zëdhënës Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, ka deklaruar për Indeksonline se, pavarësisht të reshurave të fundit, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka asnjë pengesë. “Të gjitha rrugët në rajonin e Pejës janë të kalueshme, përfshirë këtu edhe pikën kufitare në Kullë”, ka thënë ai.

----

Dhjetëra aksidente trafiku kanë ndodhur sot në Kosovë si pasojë e reshjeve të bores.

Qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar, pavarësisht përpjekjeve te kompanive për pastrimin e tyre.

Policia rrugore është e pranishme në të gjitha rrugët magjistrale dhe po bënë përpjekje për të normalizuar rrjedhën e trafikut. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›