E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis gjykimi ndaj grupit të trafikantëve shqiptaro – serb

Në Gjykatën Themelore në Gjilan ka nisur procesi gjyqësor ndaj një grupi të përbashkët shqiptaro serb të akuzuar për veprën penale “trafikimi me qenie njerëzore”.

Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku qysh në seancën e parë ka urdhëruar që gjykimi të jetë i mbyllur për publikun dhe medien për shkak të ruajtjes së identitetit të viktimës, transmeton rajonipress.

Megjithatë, mësohet se të akuzuarit Sava Ivkoviq nga fshati Strazhë e Novobërdës, Nenad Vasiq nga Gornji Makresh i Novobërdës, Xhemshit Arifi nga Prishtina dhe Lubinko Andrijeviq do të përballen me dëshmitarët dhe provat e gjetura ndaj tyre.

Aktakuza e ngritur nga prokuroria Themelore e Gjilanit i akuzon grupin se në mënyrë sistematike e kanë trafikuar të dëmtuarën shqiptare D.B. , gjatë periudhës 20 qershor 2012.

Grupi sipas aktakuzës si bashkë ekzekutor kanë marrë pjesë në tregti me njerëz. Xhymshit Arifi i ka premtuar martesë viktimës D.B., por në fakt ajo në Gjilan u është sjellur serbëve Nenad Vasiq, Sava Ivkoviq dhe Lubinko Andrijeviq.

Në seancën e parë viktima D.B. më shumë e ka akuzuar Lubinko Andrijeviqin. Në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojnë edhe tre dëshmitarë dhe pritet të dëgjohen fjalët e të akuzuarve të cilët qysh në start e kanë mohuar veprën penale./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›