E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora mbulon Shqiperine me gjithe ftohtesine e saj

Kjo situate pritet te jete e tille edhe per ditet ne vijim. Sipas meteorologeve temperaturat do te zbresin deri ne 9 grade nen zero ndersa moti do te jete i tille deri te premten qe vjen.

Gjate ketyre diteve do te kete te reshura bore te cilat do te perfshijne edhe zona te uleta. Sasia e bores e rene deri me tani ka krijuar veshtiresite e para ne shume zona te vendit.

Nga reshjet e rena oret e fundit jane bllokuar me dhjetera fshatra ne shume qarqe te vendit. Per pasoje ka pasur veshtiresi qarkullimin ne rrugen Puke-Kukes Puke-Shkoder Puke-Fushe Arrez. E bllokuar nga bora eshte edhe komuna e thelle e Iballes ne rrethin e Pukes.

E njejta situate eshte edhe ne Kukes ku dhjetera fshatra pothuajse jane te izoluara si ai i Gryke Cajes Kalisit Bushtrices Lusnes etj. Ne rajonin e Bulqizes trashesia e bores ka arritur ne 20 centimetra e ne fshatrat malore kjo trashesi eshte me e madhe. Veshtiresi qarkullimi ka ne rrugen qe lidh Bulqizen me Tiranen Bulqizen me Peshkopine si dhe Bulqize Kraste. Ne shume fshatra te Bulqizes bora e rene eshte mbi 40 cm si ne fshatin MartaneshOstren ZerqanTrebisht etj.

Probleme ne trafik jane shkaktuar edhe ne Qarkun e Korces ku veshtiresi qarkullimi ka ne aksin Qafe Plloce Qafe-Shtame si dhe Gryka e Dragostunjes. Reshje bore ka pasur edhe ne Qarkun e Gjirokastres ku ne dhjetera fshatra qarkullohet me veshtiresi. Ne te gjitha keto zona qarkullimi i automjeteve behet me zinxhire. Nga reshjet e dendura te shiut tashme vendi po perballet me reshje bore. /Saimir Lleshi/Start/

2010-12-13 1526

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›