E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet Berisha garanton demshperblim

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha garantoi sot se do te zhdemtoje banoret e demtuar nga permbytjet ne zonat e Shkodres. Sipas Berishes sapo te behet perllogaritja e demeve do te behet dhe zhdemtimi i demeve si ne permbytjet e muajit Janar.

Shefi i qeverise gjithashtu ka theksuar se situata ne Shkoder eshte nen kontroll dhe gjendja eshte drejt permiresimit. Ai theksoi 3336 familje te cilat jane kthyer ne shtepite e tyre dhe pas verifikimit te demeve do te behet edhe demshperblimi i tyre ne baze te ligjit te digave.

Kreu i qeverise premtoi se ne kuader te ndihmave do te blihen ushqime si per njerezit dhe per bagetite. Duke ritheksuar se fatkeqesi si kjo ndodhin njehere ne 150 vjet arritje tha ai eshte fakti se ne kete fatkeqesi natyrore nuk pati viktima.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se qeveria ka gati 5 projekte per qarkun e Shkodres qe sipas tij do te parandalojne permbytje te tjera ne kete qark.

Kryeministri Berisha gjithashtu falenderoi vendet te cilat ndihmuan Shqiperine ne nje situate kaq emergjente qe perfshiu vendin nga permbytjet.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›