E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bora sjell vizitorët/ Voskopoja, e preferuar për të kaluar pushimet dimërore

Bora që po bie prej 48 orësh në zonat malore të juglindjes,ka sjellë fluks vizitorësh në fshatin turistik të Voskopojës,një nga destinacionet më të kërkuar për turizmin e bardhë.

Hotelet dhe bujtinat u mbushën plot me vizitorë,ardhur nga qytete të ndryshme të vendit,për të kaluar fundjavën apo për të drekuar.
Vizitorët,që zgjodhën Korçën për të kaluar këto ditë pushimi,u ndalën masivisht edhe në Voskopojë,tërhequr nga peizazhi alpin mbuluar nga bardhësia.

Magjia e borës e bëri të veçantë qëndrimin në Voskopojë,sidomos për ata që e vizitonin për herë të parë.

Voskopoja, ashtu si Dardha mbeten destinacione të preferuar për pushimet dimërore për vizitorët vendas dhe të huaj. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›