Bora zapton Veriun, 2 mije banore ne rrezik
Bora bllokon qarkun e Shkodres dhe ve ne rrezik jeten e banoreve ne komunat Kelmend, Shale, Dukagjin dhe malesine e rrethit te Pukes. Situata konsiderohet alarmante nga kreret vendore, ndersa eshte kerkuar ndihma per 6500 banore te Pukes dhe te Malesise se Madhe, nga te cilet rreth 2 mije jane krejtesisht te izoluar dhe pa mbeshtetje logjistike. Lajmi konfirmohet edhe nga shtabi i emergjences i ngritur ne Shkoder ditet e fundit. Ne Iballe te Pukes jane derguar ndihma ushqimore me helikoptere nga Ministria e Brendshme dhe e Pushtetit Vendor, kurse ne zonen e Mides jane shpetuar 10 persona, teknike te antenave televizive dhe te kompanive celulare, qe kishin mbetur ne bore. Dy akse jane konsideruar teresisht te bllokuar, ndersa pese komuna raportuan veshtiresi per shkak te kushteve atmosferike. I kontaktuar me telefon nga gazeta