E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet debora, do te perfshije gjithe vendin

Reshjet e debores pritet te pershijne sot pjesen me te madhe te vendit. Lajmin e ben te ditur Instituti i Hidrometeorologjise, sipas te cilit, gjate dites se sotme vranesirat do te shnderrohen ne reshje debore. Po ashtu, edhe neser pritet qe te jete perafersisht e njejta situate meteorologjike, vecse debora do te perfshije me se shumti pjesen veriore te vendit. Megjithate, rritjen e lajmeruar te temperaturave me disa grade, situata nuk ka ndryshuar. Temperaturat e uleta kane qene ende te pranishme gjate gjithe dites se djeshme, dhe po ashtu, te tilla parashikohet te jene edhe gjate dites se sotme. Keshtu, te gjithe ata qe menduan se reshjet e fundvitit ishin dhurate vetem per Vitin e Ri, gabohen. Kjo, sepse reshjet e debores vazhdojne dhe pritet te jene te pranishme edhe ne ditet ne vazhdim. Me konkretisht, gjate dites se sotme mbi vendin tone pritet te mbizoteroje mot me vranesira, te cilat do te shoqerohen me reshje te dobeta kryesisht ne formen e debores. Era do te fryje e lehte ne bregdet deri mesatare, deri 45km/ore, nga juglindja. Ne vendet malore, temperaturat minimale pritet te luhaten rreth 10 grade nen zero, ndersa ato maksimale ne -2 grade. Ne vendet e uleta situata hidrometeorologjike pritet te jene me e stabilizuar, duke pasur nje luhatje nga -1 minimalet, ne 8 grade celsius temperaturat maksimale. Ndersa ne bregdet temperaturat ekstreme te ajrit do te luhaten nga 1-10 grade. Ndersa gjate 24 oreve te ardhshme mbi vendin tone do te mbizoteroje mot me vranesira, te cilat do te shoqerohen edhe me reshje te dobeta lokale ne forme debore, kryesisht ne veri te vendit. Era do te fryje e lehte, ne bregdet deri mesatare (deri 45 km/ore ne Jon), nga jugu. Temperaturat ekstreme te ajrit pritet te luhaten: Ne vendet malore, temperaturat minimale do te zbresin deri ne -5 ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 00 C. Ne vendet e uleta, minimalet do te zbresin deri ne 1, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 90C dhe ne bregdet, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 3, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 10 grade celsius. Ndersa dje, vendi yne eshte perballur me temperatura mjaft te uleta, duke ruajtur nivelin e -14 gradeve, si temperature minimale ne zonat e thella malore. Shtresa e debores ne disa qytete ka qene: Puke 17 cm, Kukes 20 cm, Peshkopi 14 cm, Bulqize 20 cm.

Sot:
Ne vendet malore:-10

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›