Borchard shpërndan dhurata për fëmijët

Misioni Evropian i Sundimit të Ligjit, EULEX është kujdesur që për Ditën e Evropës të mos lërë jashtë vëmendjes evropianët e rinj.
Në kuadër të aktiviteteve të “Europe Week”, në sheshin “Nëna Terezë” kishte dalë edhe vet shefi i EULEX-it, Bernard Borchard i cili shpërndau dhurata për fëmijët.
Me flamuj të Evropës në duar fëmijët prisnin në radhë për të marr dhuratat që misioni evropian në Kosovë kishte përgatitur për ta.
Edhe pse shumica prej fëmijëve përpos që kishin dëgjuar që është “Dita e Evropës”, ata nuk dinin më shumë për këtë ditë dhe arsyet pse ajo festohet. Megjithatë, e rëndësishme që ata fituan buzëqeshje dhe dhurata simbolike.
Ndryshe në sheshin “Nëna Terezë”, kishte edhe aktivitete tjera që shënuan këtë ditë. Fëmijët argëtoheshin me lojëra, muzikë e akrobatë. Ndërkaq, disa metra me larg Komuna e Prishtinës kishte organizuar një koncert për fëmijë “Evropa 2013”.
Në Kosovë, tradicionalisht shënohet 9 Maji, Dita e Evropës. Më 9 maj të vitin 1950 Robert Shuman prezantoi propozimin për krijimin e Evropës së organizuar, si opsion për ruajtjen e paqes në kontinentin e ndarë dhe të shkatërruar nga luftërat. E, që nga ajo ditë, 9 Maji shënohet si Dita e Evropës./Indeksonline/