Borchardt: Brukseli sinjale pozitive për heqjen e vizave
"Javët e kaluara kemi marrë sinjale pozitive nga Brukseli, të cilat tregojnë se Shqipëria po i përmbush standardet e përcaktuara. Qeveria gjermane ashtu si dhe qeveritë e tjera evropiane do t’i marrë në konsideratë këto sinjale gjatë analizës së raportit që vlerëson hapat e Shqipërisë në kuadër të këtij procesi.”, është shprehur ai.
I pranishëm në një ceremoni ku u dhuruan pajisje për policinë shqiptare, Borchardt tha se krimi i organizuar është një fenomen global, ndaj sipas tij, duhet të ketë bashkëpunim midis vendeve.
“Ky projekt, së bashku edhe me projekte të tjera të financuara nga qeveria gjermane, si projekti rajonal në fushën e zbatimit të ligjeve, në mbështetje të Reneas dhe në ndihmë të sistemit gjyqësor në Shqipëri, etj., kanë pasur si qëllim që të mbështesin Shqipërinë në arritjen e standardeve të përcaktuara në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave”, vijoi ai.
Zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave vazhdon të mbetet një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, dhe vazhdimi i rritjes se kapaciteteve në këtë drejtim u theksua dhe gjate takimit te fundit te Komitetit Ndërministror për masat kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit. Pajisjet iu dhuruan sallës së Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale.