Tadiç viziton së shpejti Shqipërinë
Vizita është bërë e ditur nga ambasadori shqiptar në Beograd, Shpëtim çaushi, i cili në një intervistë për të përditshmen serbe, “Danas”, ka theksuar se Tadiç i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit, Berisha për të vizituar Tiranën.
“Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera. Kjo frymë bashkëpunimi bilateral influencon pozitivisht në të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, së shpejti do të ketë vizita të rëndësishme nga të dyja palët përfshirë këtu edhe vizitën e presidentit Tadic në Shqipëri” është shprehur ambasadori çaushi.
Megjithëse nuk ka një datë të saktë zyrtare për këtë vizitë, ardhja e presidentit serb në Tiranë do të jetë historike, pasi prej dekadash nuk ka pasur marrëdhënie të mira midis dy vendeve për shkak të Kosovës.
Pak kohë më parë, Beogreadin e vizitoi ministri shqiptar i Jashtëm, Ilir Meta, vizitë e cila ishte e para e këtij niveli pas shumë kohësh. Marrëdhëniet midis dy vendeve do të jenë në qendër të bisedimeve, por palët do të jenë të rezervuara për sa i përket Kosovës.