Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

Greqia do t’i përgjigjet zyrtarisht brenda pak ditëve të ardhshme një ftese për të marrë pjesë në organizatën e planifikuar të Bordit të Paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, tha qeveria të hënën.
“Vendimi përfundimtar i vendit tonë nëse do të marrë pjesë apo jo në iniciativën e presidentit të SHBA-së do të shpallet në ditët në vijim”, tha Marinakis.
Bordi i Trump fillimisht u prezantua si një grup i vogël udhëheqësish që do të mbikëqyrnin posaçërisht armëpushimin në Gaza. Më pas, Trump ftoi dhjetëra vende të merrnin pjesë dhe sugjeroi që organizata mund të fillonte të funksiononte si një organ më i gjerë për zgjidhjen e konflikteve.Bordi i Paqes pritet të mbajë seancën e tij të parë më 19 shkurt në Uashington.