E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, nafta 212 lekë, benzina 181 lekë për litër

Nafta do të shitet me pakicë deri në 212 lekë për litër, ndërsa benzina deri në 181 lekë për litër. Këto janë çmimet tavan që Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të enjte (29 tetor) për tregtimin e karburanteve në vend.

Për tregtimin me shumicë, çmimi maksimal i naftës është caktuar 200 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 169 lekë për litër. Çmimet do të hyjnë në fuqi sot në orën 15:00 dhe do të mbeten të pandryshuara deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të përcaktohen çmimet sipas zhvillimeve në treg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›