E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja tarifat e reja

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi nga dita e sotme, 23 maj 2026.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 195 lekë për litër, ndërsa me shumicë do të tregtohet deri në 183 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 182 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë është përcaktuar deri në 170 lekë për litër.

Vendimi ka hyrë në fuqi sot në orën 13:20 dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të reflektohen lëvizjet e reja të tregut.

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregtimit të karburanteve për zbatimin rigoroz të çmimeve të përcaktuara, duke theksuar se në rast shkeljesh do të ketë masa deri në pezullim aktiviteti.

Sipas sqarimit zyrtar, bazuar në Aktin Normativ nr.1, datë 3.4.2026, ulja e akcizës në nivelin 80% zbatohet vetëm kur çmimi i gazoilit kalon 220 lekë/litri ose benzina kalon 200 lekë/litri. Duke qenë se çmimet aktuale janë nën këtë kufi, akciza do të vijojë të aplikohet në nivelin e plotë 100%.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarojnë se masa synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›