Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja: Nafta 219 lekë për litër, benzina 196 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, duke përcaktuar kufijtë maksimalë të shitjes me pakicë dhe shumicë. Sipas vendimit të marrë këtë të martë, më 13 tetor, nafta do të shitet me jo më shumë se 219 lekë për litër, ndërsa benzina me 196 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, në orën 14:00. Për shitjen me shumicë, çmimi maksimal i naftës është caktuar 207 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 184 lekë për litër.
Vendimi do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ndërsa shkeljet nga operatorët do të ndëshkohen me pezullim të aktivitetit.