E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në zonën e Vasil Shantos, digjet plotësisht një dyqan, policia nën hetim

Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e një lënde djegëse në ambientet e biznesit.
Si pasojë e flakëve, dyqani, në pronësi të dy vajzave, është djegur plotësisht. Zjarri ka përfshirë edhe dy automjete të parkuara pranë biznesit, të cilat gjithashtu janë djegur. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›