E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, me sa do shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve.

Nga sot, nafta do të shitet me 217 lekë litri, ndërsa benzina me 193 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Ndërkaq, bordi informon se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›